Zhvillohet kursi i dytė i shkollės mbi lidershipin dhe angazhimin publik

E Hene, 25 Prill 2016

Kursi i dytė kombėtar i Shkollės Shqiptare tė Studimeve Politike me temė “Lidershipi dhe angazhimi publik”, u zhvillua nė datat 22-24 Prill 2016 nė Gjirokastėr. Nėpėrmjet ekspertizės mė tė mirė tė sjellė nga ekspertėt e fushės si dhe diskutimeve tė hapura, pjesėmarrėsit e programit patėn mundėsinė qė tė thellojnė njohuritė dhe trajnohen mbi aspekte tė rėndėsishme tė karrierės sė tyre.
Moduli i parė i kursit u fokusua tek “Procesi i konsultimit publik dhe lobimi”, jo vetėm si njė detyrim ligjor pėr vendimmarrjen, por edhe si njė aspekt i rėndėsishėm pėr pėrfshirjen e publikut dhe evitimit tė konflikteve me qytetarėt. Z. Alban Bala, ekspert i PR si dhe themelues i Institutit pėr Marrėdhėnie Publike, transmetoi udhėzime konkrete pėrsa i pėrket teknikave tė komunikimit dhe angazhimit tė qytetarėve nė kauza tė ndryshme politike, biznesi dhe sociale.   Moduli i dytė, u soll nė formėn e njė bashkėbisedimi me z. Ermal Hasimja, studiues dhe lektor pranė Universitetit tė Nju Jorkut nė Tiranė, mbi temėn e “Falsiteteve logjike nė diskursin politik”. Nėpėrmjet shembujve praktikė nga politika shqiptare dhe ajo botėrore, u trajtua nė njė qasje kritike modeli klasik i pėrfaqėsimit politik nė demokracitė moderne.
Pjesa e tretė e kursit u zhvillua nė formėn e njė trajnimi intensiv mbi lidershipin, me synimin pėr tė zhvilluar baza tė reja konceptuale mbi lidershipin demokratik efektiv. Znj. Eldisa Zhebo, drejtoreshė e Institutit pėr Ndryshim dhe Lidership, zhvilloi njė seri teknikash bashkėkohore teorike dhe ushtrimesh praktike, nėpėrmjet tė cilave pjesėmarrėsit punuan pėr pėrmirėsimin e aftėsive tė tyre drejtuese me objektiv fuqizimin e kapaciteteve individuale dhe ato nė ekip. Ky trajnim 1.5 ditor ėshtė i certifikuar sipas metodologjisė sė universitetit “George Washington”, nė kurset qė zhvillohen nė SHBA pėr punonjėsit e institucioneve tė rėndėsishme publike.
Kursi shėrbeu njėherazi edhe si njė mundės e mėtejshme pėr t’u njohur me qytetin e gurtė tė Gjirokastrės, nėpėrmjet vizitave tė organizuara nė shtėpitė karakteristike.